Lajme

Demaliaj: Mezi po pres të votoj shkarkimin tënd Albin, më mirë jep dorëheqjen

Deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj i ka bërë thirrje kryeminsitrit Kurti të japë dorëheqjen.

Demaliaj po thotë se ndjehet i lumtur që do të votojë shkarkimin e Kurtit por thekson se do të ishte më mirë që ky i fundit si akt fisnik të japë dorëheqjen.

Postimi i plotë:

I nderuar Kryeministër Albin..!!

Para se të shkarkojmë ( dhe që është e sigurtë)..!!

Të lutem jep dorëheqje, si akt fisnik..!!

Personalisht jam duke pritur momentin e shumë dëshirueshëm të votoj shkarkimin tënd..!!

Ndërkaq lidhur me gjendjen emergjente për shkak të Pandemisë Covid19, mund të ju drejtohem se kur kemi qenë të bashkuar kemi fituar gjithmonë..!!

Sh’net..!!