Lajme

Del ekspertiza e Prokurorisë për fotografinë e publikuar nga Flora Brovina

Bazuar në të dhënat nga ekspertiza dhe provat tjera të nxjerra gjatë hetimit, Prokuroria Speciale e Republikës e Kosovës ka konkluduar se ngjarja nga fotografia e paraqitur nga deputetja Brovina, është nxjerr nga interneti dhe nuk ka të bëjë me ndonjë rast të dh*nës se**ale gjatë luftës në Kosovë.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka konstatuar se është e rrejshme fotografia e paraqitur në Kuvendin e Kosovës nga deputetja e PDK-së, Flora Brovina, me pretendimin se shfaqte dh*nimin e një gruaje shqiptare nga ushtarët serbë gjatë luftës.

Prokuroria ka njoftuar se pas ekspertizës së fotografisë nga Agjencia e Kosovës për Forenzikë, është konstatuar se fotografia e shfaqur nga deputetja Brovina është nxjerr nga interneti dhe nuk ka të bëjë me ndonjë rast të dh*nës se**al në Kosovë.

“Fotografia në fjalë është dërguar për ekspertizë në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë, e cila ka konstatuar se fotografia e paraqitur nga deputetja, Flora Brovina, është e printuar në format A4 kolor dhe nuk ka asnjë të dhënë, e cila kishte mundësuar hulumtimin e origjinës së fotografisë dhe nuk ka asnjë shenjë nga është printuar”, ka njoftuar Prokuroria.

“Kjo fotografi është krahasuar me një fotografi tjetër të siguruar nga interneti dhe u konstatua se në të dy fotografit është paraqitur ngjarja e njëjtë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.