Lajme

Deklarohet Agim Veliu: Shkarkimi nga Kurti nuk më ka bërë përshtypje

Në mbledhjen e kryeisë së LDK-së, po merrë pjesë edhe ministri i shkarkuar nga Kurti, Agim Veliu.

Ai para mediave shkurt tha se vendimi i Kurtit nuk i ka bërë përshtypje dhe se gjatë mbledhjes do ta jep mendimin e tij se a duhet të qëndroj në koalicion LDK-ja apo të largohet.

“Po ndihem shumë mirë, nuk më ka bërë përshtypje vendimi i Kurtit, në mbledhje do të bisedojmë se a duhet që LDK-ja të qëndron në koalifion apo të largohet, gjatë mbledhjes edhe unë do ta jap mendimin tim lidhur me këtë”, tha Veliu.