Lajme

Deklarata e shteteve të Quintit: Ruajeni integritetin dhe funksionslitetin e Qeverisë

QUINT’I i kërkon liderëve kosovarë që të lënë cështjet politike dhe të merren me luftën ndaj koronavirusit. Pesë shtetet bëjnë thirrje që të ruhet funksionaliteti i Qeverisë.

Shtetet e QUINT’it (Franca, Gjermania, Italisa, Mbretëra e Bashkuara dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë dalë me një deklaratë të përbashkët, duke i kërkuar liderëve politikë dhe institucionalë në Kosovë të merren me virusin COVID-19 si dhe të sillën të gjithë sipas kompetencave që i kanë.

“Në këtë kohë të vështirë, ne u bëjmë thirrje të gjithë liderëve institucionalë dhe politikë të fokusohen në COVID-19, sipas dispozitave kushtetuese dhe sipas fuqisë që ua përcakton Kushtetuta”, thuhet në njoftimin e QUINT’it, transmeton Gazeta Express.

Pesë shtetet e QUINT’it kërkojnë që të ruhet funksionimi i Qeverisë dhe të vendoset lufta ndaj virusit, para politikës.

Ne u kërkojmë atyre që të ruajnë dhe të sigurojnë integritetin dhe funksionalitetin e Qeverisë së Kosovës dhe të institucioneve në këtë moment kritik. Të vihet lufta ndaj COVID-19 para politikës, duke u kujtuar edhe se shtetet tona kanë marrë masa të jashtëzkonshme në këtë drejtim.