Bota

Decision Desk: Joe Biden është Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Decision Desk HQ raporton se Joe Biden ka fituar zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Faqja “Decision Desk HQ”, e cila merret me analiza dhe parashikime rreth zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara, ka raportuar se kandidati demokrat, Joe Biden, tashmë i ka fituar zgjedhjet presidenciale dhe është zgjedhur president i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, transmeton lajmi.net.

Kjo faqe shkruan se Biden me fitore në Pennsylvania do të ketë edhe 20 vota të Kolejgit Zgjedhor që e dërgojnë në total prej 273 vota, duke tejkaluar shifrën e nevojshme për fitore në zgjedhje presidenciale

“Joe Biden është zgjedhur Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar në rrjetin Twitter.

“Decision Desk” e shpalli fitoren e Joe Bidenit në Pensilvani në orën 8 e 50 sipas kohës lokale