Bota

Ish-shefi i CIA-s Petraeus: Putin është ‘dhurata më e madhe’ për NATO që nga fundi i Luftës së Ftohtë

Rusia me sukses i dha frymë të re NATO-s duke i dhënë asaj një arsye për të rritur shtrirjen ushtarake në Evropën Lindore dhe për të forcuar pikëmbështetjen e SHBA në kontinent, tha ish shefi i CIA-s, gjenerali në pension me katër yje, David Petraeus.

Rusia vetëm i dha bllokut ushtarak të drejtuar nga Amerika “një arsye të re për të jetuar”, i tha ish-gjenerali publikut në një konferencë ndërkombëtare në New Delhi, të mërkurën.

Petraeus theksoi se Moska bëri që aleanca të vendoste më shumë trupa dhe avionë në Evropën Lindore dhe në vendet baltike, si dhe të ngrinte qendrat e reja të komandës në rajon.

“Kjo është bërë nën kërcënimin e agresionit rus, pasi marrëdhëniet midis NATO-s dhe Moskës u përkeqësuan vazhdimisht gjatë presidencës së Vladimir Putinit. Në këtë kuptim, Putini është “dhurata më e madhe” që NATO ka marrë që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë”, tha gjenerali amerikan