DAVOR SUKER: KOSOVA “BRAZILI I VOGËL”
Legjenda e futbollit kroat dhe atij botëror Davor Suker në një intervistë ekskluzive për Gazetën Alo ka folur për gjasat e Kombëtares së Kosovës për kualifikim në evropian.
Ndër të tjera legjenda kroate e ka quajtur Kombëtaren e Kosovës, Brazil i vogël.
Mendimi i juaj për Kombëtaren e Kosovës.
“Mendimi im për Kombëtaren e Kosovës është se ka shumë talenta, është një Brazil i vogël, por nuk kanë mundësi ku të tregojnë kualitetet e tyre”.
Sa janë gjasat e Kombëtares së Kosovës për kualifikim në EURO 2020?
“Kosova ka gjasa të mëdha për tu kualifikuar pas barazimin ndaj Bullgarisë dhe një rezultati pozitiv në ndeshjen e radhës. Kosova në këtë grup mund të ju bëj ballë të gjithë kundërshtarëve”.
Kosova përballet me Malin e Zi në ndeshjen e radhës. A do të arrijë Kosova një rezultat pozitiv kundër Malit të Zi?
“Natyrisht se mundet sepse Mali i Zi ka humbur në kualitet në krahasim me katër vitet e kaluara. Ndërsa Kosova ka përparuar dukshëm”.
Cilin futbollist të Kombëtares së Kosovës e vlerësoni si më të mirin?
“Nuk mund të dalloj ndonjërin. Përveç kapitenit tonë (Amir Rrahmani) Kosova ka edhe shumë yje të tjerë, këtë edhe e kanë treguar por duhet akoma të kombinohen dhe të kualifikohen në evropian e shpresojmë më pas në të ardhmen edhe në botëror.
Davor Suker ishte ndër më meritorët për pranimin e Kosovës në FIFA dhe UEFA.