Dardan Molliqaj pas fitores së VV-së sheh ardhjen e diktaturës në Kosovë
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar pas fitores së LVV-së në Podujevë, duke e cilësuar të pritshëm rezultatin e këtyre zgjedhjeve.
Pas kësaj fitore të LVV-së, Molliqaj ka paralajmëruar rrezik mbi demokracinë dhe diktaturë që do ta “totalizojë skenën dhe diskursin”.
“ Dy mashtrime, asnjë zgjidhje. Rezultati i zgjedhjeve në Podujevë ishte pak a shumë i pritshëm dhe sidomos i kuptueshëm. Mashtrimi i madh i populizmit antikorrupsion do të vazhdojë edhe për një kohë. Por, një përgjigje e gabuar sillet vërdallë tash sa kohë. Këto zgjedhje provuan se përgjigja liberale e diskursit korrekt, që flet për normalitetin nuk funksionon sepse nuk është e duhura. Kjo përgjigje sheshon kontradiktat për ta ruajtur status-quon. Duke bërë këtë ruan edhe interesat ekonomike e politike që qeverisin në mënyrë të padrejtë përditshmërinë tonë. Por, adresimet me lidhje të shkurtëra nuk i tejkalojnë as nuk i heqin shkaqet strukturore që prodhojnë varfëri, papunësi dhe emigracion. Edhe një herë, problemi me populizmin nuk është kontradikta si e tillë, por lidhjet e shkurta që janë mungesë e kritikës ideologjike mbi pabarazitë”, ka shkruar Molliqaj.
Molliqaj ka paralajmëruar edhe një betejë në ardhje./express