Dalja masovike në zgjedhje dhe bashkëpunimi me Sanxhakun i bën faktorë shqiptarët në Serbi
Analisti politik, Nexhmedin Spahiu, thotë se pjesëmarrja masovike e shqiptarve të Luginës dhe Preshevës në zgjedhjet që po mbahen sot në Serbi, është e rëndësishme meq sipas tij, vetëm keshtu mund te janë të përfaqësuar në shtetin serb.
‘Sigurisht që është e rëndësishme dalja sa më masovike e shqiptarëve në zgjedhje, për të qenë sa më të përfaqësuar në shtetin serb” është shprehur Spahiu për Kosova Post.
Tutje ka theksuar Spahiu se për të qenë faktor në shtetin serb, shqiptarët e Luginës duhet të dalin masovikisht në zgjedhje dhe ata që fitojnë duhet të bashkëpunojnë me deputetë e Sanxhakut dhe deputetë e minoriteteve të tjera në Serbi.
Gjithashtu, thekson Spahiu se si përfaqësues në shtetin serb, shqiptarët mund të faktorizohen dhe të ndryshojnë pozitën e shqiptarëve atje duke bashkëpunuar me forcat politike serbe të cilat janë më të prirura për të drejtat e pakicave.
“Shqiptarët në shtetin serb mund të kenë ndikim vetëm nëse marrin aq deputetë sa objektivisht mund të marrin më dalje masovike. Dhe Vetëm nëse ata që zgjedhen, bashkëpunojnë me deputetët e Sanxhakut dhe përfaqësuesit e minoriteteve tjera në Serbi, por edhe me forcat politike serbe të cilat janë më të prirura për të drejta të pakicave”,tha Spahiu për KP