Lajme

Daçiq për marrëveshjen e fundit: Kurti i dha vetes dhe Kosovës autogol të madh

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, tha se përfaqësuesit e Kosovës nuk janë në dijeni të pozitës në të cilën ndodhen dhe se jetojnë në “botën e tyre, se janë ende të preferuarit e bashkësisë ndërkombëtare”, por se siç pretendon ai “situata ka ndryshuar”.

Kryediplomati serb në televizionin  TV Prva ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, siç thekson ai “ ka dhënë vetes dhe Kosovës autogol të madh”, transmeton Klankosova.tv

“Ai që ishte propozim e që u refuzua në Bruksel ishte shumë më i favorshëm se ai që pranoi disa ditë më vonë, me presion të madh ndërkombëtar”, tha Daçiq duke iu referuar marrëveshjes së të mërkurës mes Kosovës dhe Serbisë për targat, transmeton Klankosova.tv.