Daçiq: Nëse Serbia do të donte luftë, as një milion ‘shtiza’ nuk do ta ndihmonin Kosovën
Ministri i Punëve të Jashtme në mandat teknik Ivica Daçiq deklaroi se Serbia nuk ka ndërmend të bëjë luftë, por nëse do të donte – “Kosovën nuk do ta ndihmonin as një milion ‘shtiza’.
Ai ka komentuar njoftimin e ambasadorit amerikan Christopher Hill se SHBA do t’i dorëzojë Kosovës sistemet antitank Javelin të dielën në mbrëmje në programin Hit Tweet në TV Pink.
Ai shtoi se është koha që Serbia të vendos nëse Kosova është çështje e saj kombëtare apo jo.
Ai kritikoi Kishën Ortodokse Serbe për refuzimin e pranimit të vizitës së Papës në Serbi, sepse beson se ndikimi i Vatikanit është jashtëzakonisht i rëndësishëm në botë, duke theksuar se Vatikani (tani për tani) nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.