Daçiq: Në Kuvendin e Serbisë është vendosur një bombë!
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme Ivica Daçiq ka deklaruar se sonte rreth orës 20:47 në sistemin “192” është raportuar se në Kuvendin Popullor është vendosur bombë, njofton MPB.
“Ekipet e kundër-sabotazhit janë dërguar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe do të bëjnë kontroll të plotë të këtij objekti”, tha ministri Daçiq
Rastësisht, kjo vjen pas trazirave që u raportuan më herët gjatë ditës së sotme në Kuvendin e Serbisë.
Pas miratimit të rendit të ditës, deputetët e opozitës hodhën bomba tymuese dhe ndezën flakë në sallë, gjë që solli ndërprerjen e seancës dhe përplasje fizike mes deputetëve.
Gjatë këtyre incidenteve kanë mbetur të plagosur tri deputete.