“Daçiç shkon në Hagë, por si i akuzuar për krime lufte”
Këshilltari i Ministrit të Punëve të Jashtme, Jetlir Zyberaj i ka reaguar sërish Ministrit të Jashtëm Serb Ivica Daçiq, pasi ky i fundit tha se dëshiron të shkojë në Hagë të dëshmojë kundër UÇK-së.
Zyberaj thekson se Daçiq mund të shkojë në Hagë vetëm si i akuzuar pasi ka qenë pjesë e ndërmarrjes së përbashkët kriminale që kreu krime lufte dhe masakra në Kosovë.
“Ivica Daçiq duhet të shkojë në Hagë si i akuzuar për faktin se ka qenë pjesë e ndërmarrjes së përbashkët kriminale që kreu krime lufte dhe masakra në Kosovë dhe për organizimin e fshehjes së trupave të shqiptarëve të vrarë nga forcar serbe. Për këto krime ai duhet të shkojë në Hagë”
Ai thotë se do të paraqiten para Gjykatës Speciale dokumenta që tregojnë rolin e Daçiqit në krimet e luftës kundër shqiptarëve.
Postimi i plotë:
Daçiç shkon në Hagë, por si i akuzuar për krime lufte
Ivica Daçiq duhet të shkojë në Hagë si i akuzuar për faktin se ka qenë pjesë e ndërmarrjes së përbashkët kriminale që kreu krime lufte dhe masakra në Kosovë dhe për organizimin e fshehjes së trupave të shqiptarëve të vrarë nga forcar serbe. Për këto krime ai duhet të shkojë në Hagë.
Ivica Daçiç dhe Vuçiç si Goebelsat të Millosheviçit bënë të njëjtën propagandë duke akuzuar për vrasjen e serbëve në Panda Cafe, një sulm terrorist që u organizua nga Inteligjenca dhe Ushtria Serbe për të filluar spastrimin etnik dhe vrasjet e shqiptarëve. Ne do paraqesim Gjykatës Speciale dokumentet dhe dosjet që tregojnë rolin e Daçiqit në krimet e luftës kundër shqiptarëve.