Opinione

Çun Lajçi: Glauk mos e kthe Vlorën, nuk e ke edhe nji si ajo, arma më e fortë ndaj Serbisë

Aktori i njohur kosovar, Çun Lajçi ka reaguar kundër vendimit të ministrit të Jashtëm Glauk Konjufca, për shkarkimin e Vlora Çitaku nga pozita e Ambasadores në SHBA, shkruan GM


Lajçi si jo rrallë herë komenton çështjet e ndryshme politike, ai tani është marrë me vendimin e e ministrit Konjufca.

Ai ka thënë se Konjufca po gabon, sepse Kosova nuk ka edhe një person si ajo që e mbron Kosovën, sipas tij ajo është arma më e fortë ndaj Serbisë.

Shkrimi i plotë Lajçi:

Z.Ministër dhe i nderuemi Glauk!

Nuk di pse po t’shkruej e s’di pse po t’lutem, për përsonin që pavarësisht orjentimeve e bindjeve partiake, ka qenë ma shumë se ambasador e ma shumë se ministër i punëve t’jashtme. Ka qenë zani ma i artikuluem i Kosovës në Vashington dhe arma ma e fortë n’Kombet e Bashkueme kundër Serbisë.
Z.Glauk, ndegjoje zanin e arsyes: Vlora duhet t’jetë ambasadore n’Amerikë, deri sa Serbia se njeh Kosovën!
Pa çka që s’të don e s’me don?
Mos e kthe Vlorën, se nuk e ke edhe nji si ajo!
Përse Llavrov asht kaqë gjatë në t’njejtën pozitë?
Për shkak t’sukseseve!
Vlora asht e pazavendësueshme për momentin!

E damton Kosovën nëse e kthen!./