Magazina

Cristiano Ronaldo paguan villë 8000 euroshe për një natë në Greqi

Gjatë kësaj jave, Cristiano Ronaldo është parë duke shijuar një pushim mjaft të mirë.

Me debutimin e tij në Itali, Ronaldo e ndihmoi Juventusin drejt titullit të Kampionit të Italisë, duke shënuar 21 gola në 31 ndeshje.

Por, ai nuk ishtë në gjendje që ta udhëhiqte “Zonjën e Vjetër” drejt titullit të Ligës së Kampionëve – përkundër hetrickut të tij në 1/16 të finales kundër Atletico Madridit, ndeshje të cilën Juventusi e ktheu rezultatin nga 2-0 ne 3-2 në rezultat të përgjithshëm nga të dy ndeshjet.

Megjithatë, në ndeshjen finale të sezonit, ai hoqi Ligën e Kombeve të UEFA-s pasi që pala e tij e Portugalisë mundi Holandën 1-0 në finale.

Pas këtyre angazhimeve të shumta që kishte, kjo nuk do të thotë që Ronaldo bëri pushim të gjatë.

34-vjeçari së fundmi ka publikuar një sërë imazhesh duke punuar, derisa ishte në pushime. Por, kur ai zgjodhi të pushonte, zgjodhi një vend tejet luksoz.