Shqipëri

Ç’po ndodh tek “Unaza e Re”? Basha niset me urgjencë drejt “Astirit”

Banorët e Astirit po vijojnë edhe mbrëmjen e sotme një protestë kundër shembjes së ndërtesave të tyre.

Prej disa orësh, banorët janë në rrugë, ku ndodhen edhe përfaqësues të partive të opozitës.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është nisur drejt Unazës së Re. Sipas Partisë Demokratike, atje ka prani të shtuar të forcave policore, përfshirë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH).