Kryesore

Covid-19 rikthehet sërish në Preshevë e Bujanoc

Nga 163 të testuar për covid-19 në rrethin e Pçinjës gjatë ditës së djeshme, 15 kanë rezultuar pozitivë, ndër të cilët 5 nga Bujanoci.
Pas disa muajsh me një numër minimal të rasteve të regjistruara me Covid-19, ditët e fundit ka një rritje të lehtë të numrit të rasteve të reja.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 5 raste të reja në Preshevë, 3 në Vranjë dhe nga 1 në Vlladiçina Han dhe Surdulicë, sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik në Vranjë.

Sipas raportit të Shtëpisë Shëndetit të Bujanocit, nga fillimi i muajit është konfirmuar infektimi me Covid në 7 banorë të Bujanocit.

Në klinikën për Covid në Bujanoc gjatë ditës së kaluar janë kryer 34 ekzaminime – 19 të rritur dhe 15 fëmijë, ndërsa në korrik janë ekzaminuar 78 pacientë.

Kujtojmë se në muajin maj janë regjistruar gjithsej 11 raste të infektimit me Covid, ndërsa muajin e kaluar 5 raste.

Siç tha së fundi për portalin tonë, Marija Dimitrijeviq, kryeinfermiere në Qendrën Shëndetësore, interesimi për imunizimin kundër Covid 19 është në rënie në krahasim me periudhën e fundit të vitit të kaluar dhe se në baza javore jepen deri në dhjetë doza të vaksinave.