Covid-19 në botë, afro 40 milion të prekur dhe mbi 29 milion të shëruar
Numri i të shëruarve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka shkuar në mbi 29 milionë.
Sipas “Worldometer”, deri në këto momente, 29,130,507 persona e kanë mposhtur virusin pas infektimit.
Numri më i madh i të shëruarve është regjistruar në Indi (6.376.863), ndërsa pas saj radhiten SHBA-ja (5.239.359), Brazili (4.526.975), Rusia (1.039.705) dhe Kolumbia (806.703).
Që nga shfaqja për herë të parë në Kinë dhjetorin e kaluar, koronavirusi është përhapur në gati mbarë botën, duke infektuar mbi 38 milionë njerëz (38,755,295) dhe duke shkaktuar rreth 1,09 milion të vdekur (1,096,998).