Covid-19/ Mbyllet shkolla fillore “Faik Konica” në Prishtinë
Për shkak të shtimit të rasteve me koronavirus, është marrë vendim që shkolla fillore “Faik Konica” të mbyllet nga java e ardhshme dhe mësimi të kthehet në online, sipas skenarit C.
Vendimi është bërë i ditur të premten nga vetë shkolla në Facebook.
Sipas njoftimit, pesë mësimdhënës dhe dy nxënës kanë rezultuar pozitivë në COVID-19.
Deri më tash janë mbyllur rreth 20 shkolla në nivel vendi.
