COVID-19/ Mbi 18 milionë të infektuar në të gjithë botën
Është rritur numri i viktimave dhe i të infektuarve me koronavirus në të gjithë botën. Deri më tani, sipas të dhënave, janë regjistruar mbi 18 milionë të infektuar, ndërsa 688,939 persona kanë humbur jetën.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendi me numrin më të lartë të personave të infektuar dhe personave që kanë humbur jetën. Deri më tani në SHBA janë konfirmuar me Covid 4 764 318 dhe 157 898 kanë humbur jetën. I dytë në botë si vendi më i prekur nga Covid është Brazili me 2.7 milionë raste dhe India me rreth 1.7 milionë prej fillimit të pandemisë.
Ndërkohë media ruse njoftoi se Moska po përgatitet të nisë një fushatë vaksinimi masiv kundër koronavirusit në shtator ose tetor. Njoftimet i referohen burime sipas të cilave vaksina është zhvilluar në një institucion kërkimor shtetëror.
Ndërsa në Shqipëri janë konfirmuar të infektuar me Covid 5,396 mes të cilëve kanë humbur jetën deri tani 161 persona. / Opinion.al