Covid-19/Kina i kërkon falje mjekut që mund të kishte ndryshuar historinë
Më në fund, Kina i ka kërkuar falje, mjekut Li Wenliang.
Në dhjetor të vitit të vitit që lamë pas, mjeku kinez konstatoi 7 raste në spitalin e Wuhan-it të një virusi, për të cilin ishte shprehur se i ngjasonte me Sarsin.
Ai ishte i pari që ngriti alarmin për rrezikun që po i kanosej Kinës. Kështu, mjeku 34-vjeçar paralajmëroi kolegët e tij dhe autoritetet për kujdes lidhur me koronavirusin. Por askush nuk e mori seriozisht, madje ndaj tij u ngritën edhe akuza për përhapje të informacionit të rremë.
Në këto kushte, mjeku shkroi për situatën në rrjetet sociale, pasi kjo ishte e vetmja mënyrë kontakti pa censurë më publikun. Okulisti publikoi një fotografi të tij nga spitali, pasi ishte infektuar me koronavirus.
Fatkeqësisht, 34-vjeçari humbi jetën brenda natës në Spitalin Qendror të Wuhanit, ku punoi dhe ka gjasa të ketë marrë virusin gjatë trajtimit të pacientëve në ditët e para të shpërthimit të virusit.
Vdekja e tij shkaktoi shumë zemërim, dhe revoltë në rrjetet sociale. Doktor, Li Wenliang u bë mishërimi i zemërimit të fortë ndaj kontrollit të Partisë Komuniste në pushtet mbi informacionin dhe ankesat se zyrtarët gënjejnë ose fshehin shpërthimet e sëmundjeve, derdhjet e materialeve kimike, produktet e rrezikshme të konsumit ose mashtrimet financiare.
Tashmë që koronavirusi u ka marrë jetën më shumë se 10 mijë personave në të gjithë botën, nga të cilët më shumë se 3 mijë në Kinë, autoritetet në vendin e origjinës së koronavirusit i kanë kërkuar falje mjekut 34-vjeçar.
Megjithatë kjo është shumë pak dhe mbi të gjitha shumë vonë.
Shumë pyesin veten, si do të ishte bota nësë Li do të ishte dëgjuar në kohë?/Opinion.al