Lajme

Čoban: Shqiptarët kanë pesë-gjashtë yje të muzikës globale, nuk duhet t’i shohim si fise që na kanë sulmuar

“Shqiptarët kanë pesë-gjashtë yje globalë të muzikës pop, me këtë duhet të ballafaqohemi, ata janë bërë pjesë e civilizimit perëndimor dhe në mënyra të ndryshme dhe nuk mund t’i shikojmë si fise të cilat na kanë sulmuar”, mendon drejtori i kompanisë mediatike Color Press Group Robert Čoban.

Duke u ndërlidhur me deklaratën e kryeministres serbe Ana Brnabic, në një bisedë për N1-në ai ka thënë se serbët vërtet mendojnë, në biseda private, se shqiptarët e Shqipërinë janë qytetarë të rendit të dytë.

“Kompleksi i vlerës më të madhe krijohet, ne kemi atë marrëdhënie mendjemadhësie, ne edhe më tej mendojmë se jemi më të mirë se ata, ndërsa askush nuk është më i mirë se tjetri në Ballkan. Bekim Fehmiu ka qenë aktori i parë i cili është paraqitur në Hollywood.

Prandaj Festivali “Mirëdita” është i rëndësishë, janë këta njerëz me të cilët duhet të jetojmë në qytet tona, apo të udhëtojmë me ta dikund, fqinjtë dikund do t’i kemi shqiptarë. Ne nuk njihemi mjaft, bota është e ndërlidhur, i takojmë ata njerëz kudo në biznes, në lufturë, duhet t’i njohim më mirë dhe atëherë temat politike do të jetë të trajtuara më lehtë”, thotë ai.