Çmendet mbreti i Arabisë, ja sa miliona euro jep për Shqipërinë pas tërmetit
Lexues të dashur kemi bërë titullin tërheqës që të klikoni dhe të lexoni më poshtë disa të vërteta rreth ndihmave që i jepen Shqipërisë, shkruan Shqipmedia.
1. Lajmi se Katari ka dhuruar 20 milion euro është lajm i rremë – Lajm i remë
2. Lajmi se biznismeni malazez ka dhuruar 2 mln euro është lajm i rremë – Lajm i remë
3. Lajmi se Rita Ora dhe Dua Lipa kanë dhurruar 2 mln euro është lajm i rremë – Lajm i remë
Lajme të vërteta janë se princi i Emirateve të Bashkuara Arabe ka premtuar 3 mln dollarë ndihma në ushqim, veshmbathje për Shqipërinë. Katari ka dhuruar një kamion me ushqim, veshmbathje por jo 20 milion euro. Poashtu lajm i vërtetë është se Erdogani ka premtuar ndërtimin e 500 banesave në Shqipëri por JO edhe 10 milion euro sic shkruajnë disa media. Të parët që nisën dhurimin e shumave të majme ishte familja e Sabri Fejzullahut të cilët dhanë 100 mijë euro.
Pastaj që dhuroi 1 milion euro ishte zv.kryeministri dhe biznesmeni kosovar, Behgjet Pacolli.
Përveç shumës së dhuruar, ai u shpreh i gatshëm për të strehuar në Prishtinë edhe qindra familje të prekura nga tërmeti.
Pak pas bërjes publike të donacionit të Behgjet Pacollit, një tjetër biznesmen shqiptar ju bashkua nismës për të dhuruar. Shefqet Kastrati u solidarizua me të prekurit nga tërmeti duke kontribuar me plot 1.5 milionë euro, ndërsa u bëri thirrje të gjithë të pasurve për të dhuruar.
Menjëherë pas kontributit të Shefqet Kastratit, Aeroporti i Rinasit i ka dhuruar 1 milionë Euro shtetit shqiptar duke iu bashkuar kontributeve financiare për ringritjen e të gjitha zonave të prekura.
Nga ana tjetër, përveç ndihmës me ushtare dhe ekipe shpëtimi, qeveria e Kosovës akordoi një fond prej 500 mijë eurosh për Shqipërinë.
Plot 500 mijë euro ka dhuruar edhe Fondacioni Soros në Shqipëri, ndërsa Austria ka dhuruar 600 mijë euro dhe Maqedonia e Veriut 100 mijë euro, e po aq edhe Vatikani, Bullgaria dhe Kroacia ( ushqim, veshmbathje). Poashtu disa komuna në Maqedoni dhe Kosovë kanë dhuruar dhjetra mijë euro. Universiteti i Tetovës ka dhuruar 10 mijë euro etj.
Këtë të premte donacioneve iu bashkuan edhe biznesmenët Samir Mane me 1,2 milionë euro dhe Pëllumb Salillari me 1 milionë dollarë Bashkim Ulaj me 1 mln eu plus firma e tij do të ndërtojë 20 banesa falas poashtu edhe disa biznismen tjerë sot nga Elbasani premtuan qindra mijë euro.
Në këtë shkrim nuk do i përmendim fondacionet e Elvis Nacit, Arbër Hajdarit, Marim Memës, platformës qeverita në internet e-albania, pasi këtu vazhdon ende dhënia e donacioneve, janë me miliona euro. /Shqipmedia.com