Lajme

Clark: Aktakuzat e Speciales pengojnë Kosovën në përparim

Ish-gjenerali i Ushtrisë amerikane, Wesley Clark, thotë se propozim-aktakuzat e Gjykatës Speciale, e pengojnë ecjen përpara të Kosovës.

Një tjetër reagim erdhi nga Clarku, lidhur me zhvillimet aktuale që kanë të bëjnë me aktakuzat e Speciales ndaj ish-liderëve të UÇK-së.

Ish-komandanti Suprem i Forcave të Armatosura të NATO-s, gjenerali Wesley Clark, tha se s’ka pasur kurrë ndalesë të përpjekjeve për ta penguar Kosovën në përparim.

Clark, i cili kishte udhëhequr fushatën e bombardimeve, ndaj caqeve serbe në vitin 1999, në një intervistë për televizionin publik ka deklaruar se nuk ka pasur kurrë ndalesë të përpjekjeve për të vënë pengesa në rrugën e Kosovës drejt përparimit”.

“Presionet dhe përpjekjet për ta nënçmuar Kosovën nuk janë ndalur kurrë”, deklaroi gjenerali Clark.

Sa i përket aktakuzave të Gjykatës Speciale, gjenerali Clark deklaroi se nuk e ka idenë nëse ato janë të vërteta apo jo, megjithatë, sipas tij, shihet se është një “vazhdimësi e aktiviteteve që është mjaft e dukshme edhe 20 vjet pas”.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u bë zyrtari i parë i lartë që u intervistua nga një gjykatë për krime lufte. Thaçi, ishte paraqitur në Hagë para prokurorit të Speciales në lidhje me dyshimet për krime lufte, dhe u intervistua katër ditë rresht.

Thaçi ka thënë se dorëheqje do të japë vetëm nëse i konfirmohet aktakuza.