Cili është kushti i Serbisë për njohjen e Kosovës? Tregon këshilltari i Thaçit
Blerim Shala, këshilltar politik i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur rreth arritjes së një marrëveshjeje për njohje reciproke mes Kosovës e Serbisë.
Shala ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se Serbia do ta kushtëzojë njohjen e Kosovës me marrjen e një pjese të territorit të saj.
“Serbia kërkon territor për njohje”, ka deklaruar Shala, duke shtuar se, megjithatë, një kërkesë e tillë nuk është bërë zyrtarisht.
“Por, aludimet janë të qarta”, është shprehur ai, duke iu referuar deklaratave publike të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
Sipas Shalës, diskursi i Vuçiqit është që një pjesë e Kosovës të bëhet pjesë e Serbisë.