Lajme

Chollet i kërkon Kurtit që ta pranojë propozimin evropian

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka diskutuar të martën me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ata kanë biseduar për propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Chollet ka thënë se ka kërkuar nga Kurti që ta pranojë propozimin evropian.

“Fola sot me kryeministrin Albin Kurti ku diskutova për propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe për t’i kërkuar Kosovës ta pranojmë atë. Një çështje kyçe ishte bashkëpunimi ynë dhe synimi i përbashkët në avancimin e Kosovës drejt integrimit evropian dhe euroatlantik”, ka shkruar Chollet në Twitter.