FutbollSporti

Chelsea mposht West Hamin merrë pozitën e tretë

Një fitore 2 me 0 i ka mjaftuar Chelseat që të rrëmbejë pozitën e tretë në tabelën e Premier Ligës.

“Blutë” e Londrës fituan ndaj West Hamit në xhiron e 33-të me golat e shënuar nga Eden Hazard.

Pas kësaj fitore, Chelsea është i treti me 66 pikë, dy më shumë se Tottenhami në pozitën e katërt e tri më shumë se Arsenali që është i pesti. Këto dy të fundit kanë nga një takim më pak të zhvilluar.