Chelsea merr pozitën e parë në tabelë
Skuadra e Chelseas ka shënuar një fitore të rëndësishme kundër Leeds Unitedit. Vendasit fituan me rezultat 3-1, ndërsa kjo fitore i rendit në pozitën e parë të tabelës së Premier Ligës.
Bamfordi shënoi gol katër minuta lojë në “Stamford Bridge”, por ky doli të jetë goli i vetëm i tyre në ndeshje.
Fillimisht Oliver Giroud barazoi rezultatit ne 1-1 në minutën e 27, para se Zouma të realizonte në minutën e 61-të për ta përmbysur rezultatin.
Fitoren e “Bluve” të Londrës e siguroi Pulisic në minutat shtesë të takimit.
Chelsea nga ky takim doli me pikë të plota, duke grumbulluar në total 22 sosh, nga 11 ndeshjet e zhvilluara.