ShëndetësiUshqimi

Çfarë i ndodh organizmit nëse nuk konsumoni kos, djathë dhe qumësht

Çfarë i ndodh organizmit nëse nuk konsumoni kos, djathë dhe qumësht

Megjithatë ka njerëz që heqin dorë nga këto produkte me vetëdije për të rënë në peshë, për të pasur një fytyrë të pastër, për më shumë energji e të tjerë.

A e dini se çfarë ndodh në organizëm kur nuk konsumoni më produkte bulmeti?

Kocka më të dobëta

Deri në moshën 30 vjeçare, formimi dhe zhvillimi i kockave është në formë optimale.

Pas të tridhjetave masa kockore është më e brishtë dhe ka nevojë për shumë kalcium.

Burimi më i mirë i kalciumit janë sigurisht produktet e bulmetit.

Trupi e përthith më mirë kalciumin nga këto burime se nga çdo ushqim tjetër.

Heqja dorë nga produktet e bulmetit nënkupton fillimin e hershëm të osteoporozës.

Lëkurë më e pastër

Femrat që heqin dorë nga produktet e bulmetit nuk do të kenë nevojë për makiazh.Qumështi është një produkt që nxit shfaqjen e akneve.Ai përmban hormone që nxisin gjëndrat e yndyrës në lëkurë.

Heqja dorë nga produktet e bulmetit nënkupton heqjen dorë nga probiotikët.

Këto baktere të shëndetshme që gjenden tek kosi dhe djathërat e butë janë tepër të rëndësishëm për organizmin dhe për tretjen.

Shëndoshje e shpejtë

Njerëzit që konsumojnë me tepri më shumë yndyrna të bulmetit janë më të prirur të jenë obezë në harkun kohor të 12 viteve në krahasim me ata që konsumojnë më pak ushqime të tilla.

Heqja dorë nga produktet e bulmetit do e bëjë trupin të dëshirojë karbohidrate të cilat çojnë pashmangshmërisht drejt peshës së madhe.

Fryrje në stomak

Kur njerëzit heqin dorë nga produktet e bulmetit, ata kërkojnë zëvendësues të tjerë.

Nga ana tjetër produkte të tjera janë shumë vështirë për tu tretur ndaj shkakton shumë fryrje dhe gazra.

Kosi dhe djathi nga ana tjetër nuk përmbajnë galaktozë ndaj nuk janë të rrezikshëm./AgroWeb.org