Lajme

Çeku nesër intervistohet në Hagë si i dyshuar

Agim Çeku, nesër do të intervistohet në cilësinë e të dyshuarit nga prokurorët e Gjykatës Speciale.

Ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Agim Çeku, nesër rreth orës 10:00 do të intervistohet në Hagë në cilësinë e të dyshuarit nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.
Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, avokati i tij, Artan Çerkini.
“Po nesër do të intervistohet nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë. Intervistimi i tij pritet të fillojë rreth orës 10:00”, ka thënë Çerkini për lajmi.net.
Theksojmë se Çeku më 3 shtator ishte ftuar Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit.