Bota

Çavusoglu: E dimë qëllimin dhe kush qëndron pas sulmit ndaj bazës ushtarake të Turqisë

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) tha se po ndiqet nga afër procesi i tentativës për sulm të organizatës PKK ndaj bazës ushtarake të Forcave të armatosura Turke në veri të Irakut.

Në fjalimin e mbajtur në Antalya, Çavushollu tha:

“Në Irak së bashku me krijimin e qeverisë së re, përfshi edhe Administrata Rajonale Kurde e Irakut (KRG) ka hapa që do të hidhen kundër PKK-së. Ata janë të shqetësuar për këtë. Filluan të provokojnë popullin lokal. Ne e dimë që pas kësaj qëndron organizata separatiste terroriste PKK”.

Ai bëri të ditur se zhvilloi një bisedë telefonike me Kryeministrin e KRG-së, Neçirvan Barzani.

“Ne i thamë se duhet të mos lejohen edhe një herë provokime të këtij lloji. Ata thanë se do të fillojnë një hetim gjithëpërfshirës. Ata dërguan ministrat përkatës në konsullatën tonë të përgjithshme. Ne po e ndjekim procesin nga afër” tha shefi i diplomacisë turke.

Ndërkaq ministri Çavushollu u shpreh edhe në lidhje me krizën në Venezuelë.

“Duhet të mbështesim vendin për të tejkaluar problemet ekonomike dhe të gjithë duhet të tregojnë respekt ndaj vullnetit të popullit në kutitë e votimit” tha Çavushollu.