Category: Lajme

  • Më në fund, nesër shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë

    Më në fund, nesër shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nesër pritet të bëjë shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura 9 shkurt 2025.

    Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv zëdhënësi i këtij komisioni, Valmir Elezi, duke theksuar se KQZ nesër do të mbajë mbledhjen e radhës dhe se në rend dite është edhe shpallja e rezultateve

  • Djali i Trumpit publikon intervistën me Vuçiqin, përmendet edhe Kosova

    Djali i Trumpit publikon intervistën me Vuçiqin, përmendet edhe Kosova

    Donald Trump Jr., djali i presidentit amerikan,  Donald Trump ka publikuar mëngjesin e sotëm një intervistë me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, të cilën e ka bërë së fundmi gjatë një vizite në Beograd, në të cilën Vuçiq ka folur për pozicionin e Serbisë në Evropë, bombardimet e NATO-s në vitin 1999, protestat që po zhvillohen në vend dhe për Kosovën.

    Trump Jr në fillim të intervistës ka thurur lëvdata për presidentin serb duke e quajtur “djalë të shkëlqyer”.

    Në episodin hapës të podcast-it të tij “Triggered” të publikuar në rrjetin Rumble, Donald Trump Jr tha se vizita në Serbi ishte një përvojë “që të hapë sytë”. Ai e përshkroi Serbinë si vend që ka përqafuar tregun e lirë, duke mbështetur zgjedhjen e Donald Trump në SHBA dhe vlerat e lëvizjes së Trump-it “Make America Great Again”,  dhe duke përqafuar sensin e përbashkët, ligjin dhe rendin dhe një identitet të përbashkët kombëtar, raporton Danas.

    Duke folur për protestat, Trump deklaroi se “më duket se tragjedia në Novi Sad u keqpërdor si sulmi ndaj Kapitolit të SHBA-së më 6 janar 2021” dhe se ajo u paraqit si diçka që nuk ishte, me synimin për të krijuar potencialisht një revolucion.

    Vuçiq tha se aksidenti në Novi Sad është shfrytëzuar në mënyrë të pabesueshme. Ai tha se në Serbi po ndodh e njëjta gjë si në SHBA, se të gjitha organizatat joqeveritare janë kundër tij ashtu siç janë kundër Donald Trumpit në SHBA. Vuçiq tha gjithashtu se organizatat joqeveritare në Serbi kanë qenë gjithmonë në anën anarko-liberale në të gjitha krizat politike.

  • Abdixhiku: VV-ja edhe mbretëri me na dhënë, s’bëjmë koalicion me ta

    Abdixhiku: VV-ja edhe mbretëri me na dhënë, s’bëjmë koalicion me ta

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka përsëritur qëndrimin e tij se nuk do të bëjnë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje me asnjë kusht.

    Abdixhiku tha se zotimet e dhëna gjatë fushatës, janë zotime të vlefshme edhe pas fushatës, ku tha se s’ka asnjë arsye që fjalët e dhëna t’i ndërroj tash.

    Ato zotime që i kemi dhënë gjatë fushatës, janë zotime të vlefshme edhe pas fushatës dhe nuk ka asnjë arsye që fjalët e dhëna gjatë fushatës tani unë t’i ndërroj. A bën një herë në Kosovë që të respektohet fushata”.

    Kemi thënë para fushatës që s’do të bëjmë me Lëvizjen Vetëvendosje. Po e konfirmoj se nuk do të bëjmë me Lëvizjen Vetëvendosje, mbretëri me na dhënë, me thënë mbretëri e trashëguar prej sotit nuk e marrim me ta. Nuk flasim me ta, nuk diskutojmë me ta, s’diskutojmë me ta, s’kemi pasur diskutime me ta, nuk do të kemi takime me ta”, tha Abdixhiku në Rubikon në Klan Kosova.

  • Republika Sërpska e miraton një draft të kushtetutës të re për ta shpallur atë shtet brenda Bosnjës

    Republika Sërpska e miraton një draft të kushtetutës të re për ta shpallur atë shtet brenda Bosnjës

    Asambleja Parlamentare e Republikës Sërpska e ka miratuar të enjten vonë një draft të kushtetutës së re, e cila synon ta shpallë shtet entitetin serb të Bosnje e Hercegovinës.

    Me Kushtetutën e re, ndër të tjera, liderët e Republikës Sërpska synojnë ta përcaktojnë këtë entitet si shtet të popullit serb, t’i japin të drejtën e vetëvendosjes, ta krijojë ushtrinë e tij dhe ta shfuqizojë Këshillin e Popujve dhe nënkryetarët nga dy popujt e tjerë përbërës.

    Kjo kushtetutë është në kundërshtim me Kushtetutën e Bosnje e Hercegovinës, dhe rrjedhimisht me Marrëveshjen e Dejtonit.

    Që nga Marrëveshja e Dejtonit për paqe, e cila u nënshkrua në vitin 1995 dhe i dha fund luftës në Bosnje, vendi përbëhet nga Federata Boshnjako-Kroate dhe Republika Sërpska e dominuar nga serbët etnikë, nën një qeveri të dobët qendrore.

    Derisa Republika Sërpska mund të miratojë ligje për çështje të brendshme, ligjet dhe institucionet në nivel shtetëror mbeten mbi të gjitha, sipas Kushtetutës së Bosnje e Hercegovinës.

    Drafti, i cili u miratua me 50 vota për dhe tetë kundër të enjten në Banjallukë, tani do të kalojë në një debat publik 30-ditor, pas së cilës Komisioni Parlamentar për Çështje Kushtetuese do ta hartojë një propozim që më pas do të debatohet sërish në Asamblenë Kombëtare.

    Kjo është një lëvizje tjetër për ndarjen e Republikës Sërpska nga Bosnja e liderëve të këtij entiteti, pasi javën e kaluar Asambleja miratoi ligje që ndalojnë punën e institucioneve shtetërore të drejtësisë së Bosnjës në territorin e këtij entiteti.

    Edhe pse Gjykata Kushtetuese e Bosnjës pezulloi zbatimin e ligjeve, Republika Sërpska ka ngulur këmbë se ligjet do të zbatohen./fmimages

  • Vizita e Thaçit në QKUK, Hamza kritikon Specialen: Pamje e panevojshme dhe e padrejtë

    Vizita e Thaçit në QKUK, Hamza kritikon Specialen: Pamje e panevojshme dhe e padrejtë

    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka komentuar mënyrën se si ish-presidenti Hashim Thaçi u lejua të vizitonte babanë e tij të sëmurë në QKUK – nën masa të rrepta sigurie – pas shumë kërkesave.

    Hamza e cilësoi të padrejtë vonesën në lejimin e kësaj vizite dhe mënyrën se si u trajtua kreu i dikurshëm i shtetit

    Me zotin Thaçi, me presidentin Thaçi përvec relacioneve të punës kam edhe raporte personale dhe familjare. Sigurisht se këto janë edhe emisione të përziera, për shkak se anën pozitive të kësaj vizite e shoh në faktin që pas shumë kërkesave, iu ka jep e drejta për vizituar babin e tij të sëmurë në QKUK. Edhe unë e kam vizituar bacin Haxhi, e kam mik të mirë. Dhe kjo është ajo pjesa e bukur. Ndërsa ana tjetër paraqet diçka total diçka të panevojshme. Janë ato pamje. Janë gjithë këto vonesa me iu njoft një e drejtë njerëzore që me vizitu prindin e tij, jo në gjende të mirë shëndetësore. Jam i binur që përtej dallimeve politike, kjo pamje kjo mënyrë totalisht e panevojshme dhe paarsyeshme nuk janë ato të duhurat që i nevojiten këtij rasti dhe nuk i meriton as presidenti e as Kosova”, ka thënë Hamza në Debat Plus.

  • Protesta e 15 marsit në Serbi, BE kërkon respektimin e të drejtave themelore

    Protesta e 15 marsit në Serbi, BE kërkon respektimin e të drejtave themelore

    BE-ja theksoi se liria e tubimit është një e drejtë themelore që duhet të respektohet.

    Po ashtu, Bashkimi Evropian vuri në dukje rëndësinë e pjesëmarrjes së qytetarëve për ndërtimin e një shoqërie demokratike dhe transparente.

    Zyrtarët e Brukselit po e monitorojnë me kujdes situatën politike në Serbi dhe mobilizimin e studentëve dhe grupeve të tjera. Ata e mohojnë akuzën e Vuçiqit që Perëndimi është pas “revolucionit shumëngjyrësh” dhe theksojnë se dezinformatat dhe retorika politike, përfshirë sulmet ndaj BE-së, nuk janë të përshtatshme në rrugën e Serbisë drejt integrimit evropian.

  • Në magjistralen Dheu i Bardhë-Gjilan, konfiskohen barna me vlerë rreth 30 mijë euro me baderola nga Serbia

    Në magjistralen Dheu i Bardhë-Gjilan, konfiskohen barna me vlerë rreth 30 mijë euro me baderola nga Serbia

    Konfiskon barna nga Serbia me vlerë 30 mijë euro

    Policia e Kosovës ka njoftuar se të hënën në magjistralen Dheu i Bardhë-Gjilan, kanë ndaluar një veturë me targa të Serbisë, të cilën e drejtonte një kosovar, në të cilën kanë gjetur dy pako me barna të ndryshme me banderola të Serbisë.

    I dyshuari pranoi se kishte edhe barna të tjera në Prishtinë, ku pas një kontrolli të mëtejshëm në garazhin e tij, u gjetën 169 artikuj barnash të ndryshme, me një vlerë të llogaritur rreth 30 mijë euro.

    Vetura dhe barnat janë konfiskuar nga Dogana e Kosovës ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

    “Lidhur me rastin personi i dyshuar ka pranuar se ka edhe barna tjera në Prishtinë, me ç’rast njësia e TASKFORC-ës së bashku me Doganën e Kosovës dhe Hetimet Rajonale kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe në konsultim me prokurorin e shtetit është kryer kontrolli në garazhin e të dyshuarit ku janë gjetur: 169 artikuj barnash të ndryshme, vlera e tyre llogaritet të jetë rreth tridhjetë mijë (30) mijë euro pa llogaritur shmangiet doganore. Në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori kompetent, me urdhër të të cilit inicohet rasti kontrabandë me mallra”, thuhet në njoftim.

  • Djali i Trumpit dhe Vuçiqi flasin për marrëdhëniet bilaterale mes SHBA dhe Serbisë

    Djali i Trumpit dhe Vuçiqi flasin për marrëdhëniet bilaterale mes SHBA dhe Serbisë

    Donald Trump Jr., djali i presidentit amerikan, Donald Trump ka vizituar Beogradin ku është takuar me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, dhe me këtë rast, Vuçiqi ai ka theksuar se është biseduar për marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Serbisë dhe SHBA dhe për temat aktuale që formësojnë skenën politike dhe ekonomike globale, transmeton Paparaci.

    Vuçiq ka deklaruar në Instagram se gjatë takimit ka theksuar rëndësinë e marrëdhënieve ekonomike dhe politike ndërmjet Serbisë dhe SHBA dhe ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit strategjik mes dy vendeve dhe projekteve të përbashkëta në vitet e ardhshme.

  • Hamza i përgjigjet Abdixhikut: Jemi të hapur për diskutime

    Hamza i përgjigjet Abdixhikut: Jemi të hapur për diskutime

    Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka thënë se me Vetëvendosjen nuk shohim pika takimi.

    Ndërkaq është shprehur se programi i PDK-së dhe ai i LDK-së kanë ngjashmëri dhe është lehtë të harmonizohen

    Ne e kemi bërë të qartë, nuk mund të qeverisim bashkë, për shkak të dallimeve që i kemi. Ka pasur dallime edhe në të kaluarën, edhe sot ka dallime edhe në mes partive që janë në opozitë, por janë dallime të cilat mund të harmonizohen”.

    “Nëse e marrim edhe e shikojmë programin e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka dallime, por kanë edhe ngjashmëri dhe është shumë më lehtë me u harmonizu këto programe dhe me i zbatu edhe Partia Demokratike premtimet e veta elektorale, edhe Lidhja Demokratike premtimet e veta elektorale dhe partitë tjera. Me Vetëvendosjen nuk shohim pika takimi”, u shpreh ai.

    Hamza gjithashtu iu përgjigj edhe deklaratave të kandidatit të LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, i cili tha se nuk shkojnë me Vetëvendosjen dhe se LDK-ja hyn në një qeveri vetëm nëse e ka postin e kryeministrit.

    Bedri Hamza tha se prioritet për të është interesi i vendit dhe se janë të hapur për diskutime me partitë opozitare për përbërjen e Qeverisë së ardhshme.

    “Për mua prioritetet janë interesi i vendit, pastaj interesi politik dhe i qëndroi kësaj, që i bie që vendi duhet të ketë institucione. Për mua është e qartë që partisë së parë i takon e drejta ligjore dhe kushtetuese me i bë të gjitha tentimet për t’i krijuar qeverinë”

  • Abdixhiku: LDK nuk do të jetë pjesë e asnjë qeverie pa pozitën e kryeministrit

    Abdixhiku: LDK nuk do të jetë pjesë e asnjë qeverie pa pozitën e kryeministrit

    Ka përfunduar pas pesë orëve takimi i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës të hënën, takim që u thirr për të diskutuar pozicionin e partisë pas zgjedhjeve parlamentare.

    Pas kësaj, Abdixhiku para mediave tha se LDK-ja s’do të jetë pjesë e asnjë qeverie pa pozitën e kryeministrit.

    Ai beri te ditur se LDK-ja nuk synon dhe s’punon për “qeveri afatshkurtër”.

    “Presim veprimet e të parit. Pas këtyre veprimeve do ta keni edhe pozicionin e LDK-së”, ka shtuar ai.