Buxheti për vitin 2020 në Komunën e Bujanocit planifikohet të jetë mbi 1 miliardë dinarë
Komuna e Bujanocit, pëkatësisht ekzekutivi i saj z. Kamberi së bashku me stafin e tij kanë filluar diskutimin publik mbi planifikimin e Buxhetit për vitin 2020 të Komunës së Bujanocit. Buxheti planifikohet të jetë mbi 1 miliardë dinarë.
Diskutimi publik mbi planifikimin e Buxhetit për vitin 2020 të Komunës së Bujanocit.
Buxheti i Komunës së Bujanocit për vitin 2020, sipas gjitha gjasave do të jetë mbi 1 miliardë dinarë.
30 milion dinarë për bujqësi, 40 milion për praktikën profesionale, 8 milion dinarë për biznesin.
Përkrahje për sportin, OJQ, SHKA-të, mediat.
5 milion për Këshillin Kombëtar Shqiptarë.
10 milion për ujin e pijshëm në Lagjen e Strukarëve, 25 milion për rrugën Muhoc – Zarbincë.
Për qarkoren dhe kanalizimin në Nesalcë, zgjerimin e rrugës Tërnoc – Turi, për projekte në Konçul, Dobrosin, Lluçan, Samolicë, Breznicë, Muhoc, Bilaç.
7 milion për kanalizimin e Osllarës, fushat e sportit në Letovicë e Mal Tërnoc, 13 milion për trotuarët e qytetit.
Për gjithëpërfshirje. Për Bujanocin, thuhet në njoftimin e faqes zyrtare të Komunës së Bujanocit