Bujar Osmani takon disa përfqësues të OJQ-ve nga Presheva e Bukajanoci
Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani vizitën e tij në Serbi në rolin e kryesuesit të OSBE-së ka takuar edhe disa të rinj në zyrën e OSBE-së në Bujanoc,transmeton Titulli.com.
“Të rinjtë duhet të luajnë rol kryesor në inkurajimin dhe kultivimin e karakterit multikulturor të Serbisë. Kjo vlen veçanërisht për të rinjtë në Serbinë jugore, rajon që kufizohet me vendin tonë dhe në të cilin ka komunitete të serbëve, romëve dhe shqiptarëve”, ka shkruar mes tjerash Osmani në Facebook.
Ai u shpreh se ka biseduar me të rinjtë nga Bujanoci se ku e shohin kontributin e tyre në përforcimin e bashkëjetesës multietnike, si dhe në cilat fusha të tjera mendojnë se duhet të përfshihen më shumë në vendimmarrje.
“Afërsia e vendeve tona mund të jetë bazë për projekte të përbashkëta rinore në kuadër të OSBE-së, për të cilat ofrova mbështetjen e plotë si Kryesue”, shkroi Bujar Osmani.
Kryediplomati Osmani ka realizuar një vizitë dy ditore në Serbi dhe vazhdon takimet e tij edhe në institucionet e Kosovës./Titulli.com/