Bujanoci solidarizohet me Shqipërinë!
Komuna e Bujanocit, nesër, duke filluar nga ora 11:00 fillon me aksionin solidarë për grumbullimin e ndihmave që do t’i dedikohen vendbanimeve të goditura nga tërmeti në Shqipëri.
Grumbullimi i ndihmave do të bëhet në hapsirat e Zyrës për të rinjë.
Luten të gjithë të interesuarit të ndihmojnë me gjëra ushqimore, higjienike, rroba.
Çdo ndihmë e karakterit tjetër do të jetë e mirëseardhur.
Bujanoci pranë Shqipërisë.??