Lajme

Bujanoc: Të hënën hapet tregu i gjelbërt

Në mbledhjen e tetë të Shtabit për situata të jashtëzakonshme në Komunën e Bujanocit, u diskutua gjendja aktuale e shkaktuar nga pandemia COVID-19.

Sipas drejtoreshës së shtëpisë së shëndetit, Dr.Lela Jovanovi, së fundmi janë dërguar mostrat edhe të tre qytetarëve nga Komuna e Bujanocit të dyshuar me COVID-19, ku njëri ka rezultuar negativ dhe për dy të tjerë pritet rezultati në ditët në vijim.

Gjithashtu, në ketë mbledhje u vendos që të hënën të hapet tregu i gjelbërt me kushtet e përcaktuara, respektivisht me distancën sociale të ndërsjelltë.

Kryetar i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, gjatë një prononcimi për media theksoi se: “Kemi kërkuar nga Barnatorja e qytetit të jetë e hapur edhe gjatë orës policore, për shkak të nevojave të qytetarëve tanë për të blerë ilaçe. Nga e hëna do të hapet edhe tregu i gjelbërt, por gjithnjë duke respektuar distancën sociale ndërmjet njerëzve” – deklaroi Kamberi.

Sipas Kamberit ora policore për vikendin e ardhshëm do të vendoset sot nga institucionet republikane, por beson se ajo do të jetë nga e premtja ora 17:00h, e deri të hënën në ora 05:00h.

Kamberi, gjithashtu tha se pritet edhe zbutja e masave restritkive, duke përmendur se nga muaji i ardhshëm pritet të fillojnë punën lokalet e ndryshme shërbyese, por bëri thirrje se “akoma nuk ka kushte të sillemi me komoditet, dhe patjetër n’a duhet të jemi të kujdesshëm”./LuginaLajm