Të fundit

Bujanoc: Partia Demokratike garon me numrin 1 në zgjedhjet lokale të 26 Prillit 2020

Pas verifikimit të dokumentacionit nga ana e Komisionit Komunal Zgjedhor, lista “Partia Demokratike – Dr sc Nagip Arifi” zyrtarisht renditet me numrin 1 në listën zgjedhore për zgjedhjet komunale që do të mbahen më 26 Prill 2020, përcjell Ministria Lajmeve.

Komisioni Komunal Zgjedhor në mbledhjen e mbajtur para pak çastesh ka konstatuar se dokumentacioni i dorëzuar nga PD-ja ishte i kompletuar dhe plotëson të gjitha kushtet e nevojshme për të garuar në zgjedhjet lokale. Si herave tjera, Partia Demokratike për herë të tretë rradhazi renditet e para në zgjedhjet lokale, si më 2012, 2016 dhe 2020.

PD falemnderon çdo anëtar, aktivist e simpatizues të saj të cilët kontribuan deri në arritjen e të gjitha rezultateve deri më sot.

#voto1
#Ditëtëmirapovijnë