Bujanoc, Pajaziti/ Po të isha anëtar i Shtabit do të kisha propozu mbylljen e kafiterive
Kryetari i APN’s dega në Bujanoc Arbër Pajaziti ka reaguar në lidhje për mos mbylljen e kafitereve të qytetit të Bujanocit nga ana e Shtabit për situata të jashtëzakonshme, përcjell Ministria Lajmeve.
Ai përmes një postimi në profilin e tij në Facebook është shprehur se po të ishte komandant i këtij shtabi do të merrte si iniciativë të parë mbylljen e kafitereve sepse Pajaziti konsideron se nga këto vende jemi për momentin më të rrezikuar duke e ditur se kafiteritë mbledhin numër të konsiderueshëm të njerëzve.
Postimi i plotë :
Po të isha anëtar i Shtabit për situata të jashtëzakonshme, do të kisha propozu mbylljen e kafiterive, bareve, restoranteve, gjellëtoreve.
Po të isha komandant i këtij shtabi, do t’i kishe mbyll të parat këto lokale.
Potencialisht do të ishim më të mbrojtur, sepse edhe vet çdo ditë po dal me pi nga një kafe dhe po shof shumë njerëz nëpër kafiteri.
Nuk po boj politikë, sikur disa me bagera, që 3 mandate e kanë pas mundësinë me i zhblloku banorët e Malsisë, e me i rregullu rrugët, përnime e kom! shkruan në postimin e ti Arbër Pajaziti, kryetar i Degës së Alternativës për Ndryshim në Bujanoc