Bujanoc/ Mbahet seanca e dytë e Këshillit Komunal
Gjatë ditës së sotme, Këshilli Komunal i Bujanocit ka mbajtur seancën e dytë për këtë vit në të cilin ishin përcaktuar 8 pika të rendit ditës.
Në këtë seancë 5 pika të rendit të ditës kishin të bënin me emërimin e
Komisioneve siç janë :
Komisioni për ndarjen e mjeteve për bujqësi,
Komisioni për ndërmarrësi lokale
Komisioni për organiztat joqeveritare
Komisioni për organizatat e sportit, si dhe komisioni për vlerësimin e projekteve nga kultura.
Gjithashtu kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi tha se shumicës së anëtarëve të këtyre komisioneve i’u vazhdua mandati pasi që puna e tyre është kryer në mënyr të rregullt vitin e kaluar.
Mendim ky I cili mori edhe votat e të gjithë këshilltarëve prezent.
Për këtë seancë u aprovuan edhe disa kërkesa si ajo e klubit të shahut “Besa” për mjete financiare për reaslizimin e truneut memorial, me ç’rast iu ndanë 60 mijë dinarë, mjete këto të parapara edhe me buxhet të komunës.
Vlen të ceket edhe kërkesa nga ana e Shtëpis së Shëndetit në Bujanoc për punësim me kontrata tre mujore për 3 mjek,5 motra medicionale, 3 vozitës dhe 2 punëtor ndihmës e cila u aprovua nga Këshilli Komunal.
Kjo ishte edhe seanca e dytë e Këshillit Komunal të komunës së Bujanocit për këtë vit.