Të fundit

Bujanoc: Arrestohet një person për posedim të lëndëve narkotike

Pjesëtarët e MPB-së së Bujanocit kanë arrestuar A. A. (1992) nga Prishtina, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se ka kryer veprën penale të posedimit të paautorizuar të narkot1këve.

Në banesën e përdorur nga AA në Bujanoc, policia ka gjetur rreth 33 gramë substancë që dyshohet se është mar1huanë, një peshore digjitale dhe një grirëse.

Të dyshuarit me urdhër të prokurorit detyrues të Prokurorisë Themelore Publike të Vranjës i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë, pas së cilës me kallëzim penal do të dërgohet në prokurori.