Boris Johnson lirohet nga spitali
Kryeministri britanik Boris Johnson është liruar nga spitali pas trajtimit që iu bë për shkak të infektimit me Covid-19.
Mirëpo ai nuk do të kthehet menjëhere në punë, ka thënë Downing Street, shkruan BBC.
Johnson 55 vjeçar është dërguar në spitalin St Thomas në Londër të dielën – 10 ditë pasi u diagnostifikua me koronavirus.
Ai ka qëndruar tre netë në kujdesin intensiv.