FutbollSporti

Blick: 500 euro për një biletë të ndeshjes Kosovë – Zvicër

Gazeta e madhe zvicerane, Blick, ka shkruar se biletat për ndeshjen Kosovë – Zvicër tashmë po shiten në tregun e zi dhe se çmimi i tyre shkon deri në 500 euro. Kërkesa për biletë ishte e madhe, ndërsa ato janë shitur për pak minuta, pasi dolën në shitje nga FFK-ja.

FFK-ja ka thënë se biletat janë të personalizuara dhe hyrja në stadium nuk do të jetë e mundur me biletë të shitur në tregun e zi.

Por sipas Blick, kërkesat në tregun e zi janë shumë të mëdha.

Kosova dhe Zvicra luajnë sonte nga ora 20:45.