Shëndetësi

Raka: Nuk rekomandohet përdorimi i tunelëve dezinfektues në shkolla dhe institucione tjera jomjekësore

Shkuran Lul Raka

NUK REKOMANDOHET PËRDORIMI I TUNELËVE DEZINFEKTUES NË SHKOLLA DHE INSTITUCIONE TJERA JOMJEKËSORE

• Spërkatja e individëve me dezinfektues (si p.sh. në një tunel, kabinet apo dhomë) NUK REKOMANDOHET NË ASNJË RRETHANË (https://www.who.int/publications-detail/cleaning-and-disinfection-of-environmental-surfaces-inthe-context-of-covid-19).

• Spërkatja me klor dhe kimikate të tjera mund të rezultojë në irritim të syve dhe lëkurës, bronkospazëm për shkak të inhalimit dhe simptoma gastrointestinale (mundim dhe vjellje).

• Kjo metodë nuk e zvogëlon aftësinë e një personi të infektuar për të përhapur virusin përmes spërklave ose kontaktit.

• Nuk ka dëshmi se rrobet janë vektor i rëndësishëm i përhapjes së koronavirusit.

• Fillimisht, këto tunele janë përdorur në shumë vende të botës, por disa tashmë e kanë ndaluar përdorimin e tyre ( Meksika, India, Filipinet, Malajzia, etj.).

• Nëse qëllimi është të sulmohet virusi që ndodhet në rrugët e frymëmarjes, nuk ka dëshmi se aplikimi 20-30 sekondësh është efikas dhe i sigurtë.

• Përdorimi i tunelit dezinfektues mund të jep ndjenjën e rrejshme të sigurisë dhe si rrjedhojë ata mund t’i zbatojnë më pak masat tjera vitale për parandalim (distance fizike, maskë, higjiena e duarve).

NË KËTO INSTITUCIONE ËSHTË QENËSORE PASTRIMI DHE DEZINFEKTIMI I SIPËRFAQEVE, TË CILAT PREKEN MË SË SHPESHTI.

Udhëzimet për përgatitjen e dezinfektantëve për pastrimin e sipërfaqeve janë në linkun e mëposhtëm të Ministrisë së Shëndetësisë
https://msh.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/05/Udh%C3%ABzuesi-i-p%C3%ABrkohsh%C3%ABm.pdf