Bota

Billboardi që ka trazuar opinionin suedez

Në një billboard dixhital në hyrjen e qytetit Gävle në Suedi, një grua muslimane e veshur me një hixhab ka mirëpritur vizitorët në qytet gjatë javës së kaluar, raporton në një shkrim të saj voiceofeurope.com

Në një koment të botuar në Facebook, Komuna shkruan se Gävle është një qytet i “diversitetit të madh”.
“Gruaja në reklamë është një nga shumë gratë muslimane të Gavle dhe ajo ka zgjedhur të veshë hixhabin, sepse ajo dëshiron dhe për shkak se ajo ndihet në vetën e saj”, shkruan drejtori i komunikimeve Johan Adolfsson.

Adolfsson ndër të tjera është i njohur si një nga autorët e librit “Pikturat që ndryshojnë botën” – një udhëzues mbi ndërgjegjen gjinore.

Roger Hedlund, i cili është anëtar i parlamentit si një përfaqësues i demokratëve të Suedisë dhe gjithashtu një anëtar i Këshillit Bashkiak Gävle, është kritik ndaj reklamës. “Pse të legjitimojmë një veshje që për shumë gra do të thotë kufizim dhe shtypje? Çfarë sinjali është ky?”, thotë ai.

Reagimet ndaj bordit të reklamave kanë qenë të forta në mediat sociale. Shumë suedezë e konsiderojnë reklamën në billboard si simbol të islamizimit të vazhdueshëm të Suedisë dhe se, ashtu si thirrjet për namaz, tregojnë se qyteti është musliman.

Mbetet të shihet se sa kohë billbordi do të jetë lart. Komuna ka shumë të ngjarë të mos e heqë atë. Banorët e Gavle, nga ana tjetër, janë të njohur për vandalizimin e pronës publike, shkruan voiceofeurope.com.