Teknologji

Bien sërish aplikacionet e Mark Zuckerberg

Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë raportuar sërish probleme në aplikacionet e Mark Zuckerberg, Instagram, Facebook dhe WhatsApp.

Problemet më të mëdha i kanë përdoruesit në Britani, SHBA, por edhe në shtetet e tjera evropiane.

Përdoruesit hasin probleme në postimet në Instagram e Facebook, ndërsa në WhatsApp në dërgimin e fotove dhe videove.

Shkaqet e problemeve janë ende të paqarta, ndërsa nuk ka ende një reagim zyrtar.

Gjatë këtij viti, kjo është hera e tretë që aplikacionet e Mark Zuckerberg shfaqin probleme dhe zgjasin për një kohë të gjatë. Hera e fundit ishte më 14 prill.