Betohen 3 deputetë shqiptarë në Kuvendin e Serbisë
Sot në Kuvendin e Serbisë janë betuar deputetët e rinj që dolën nga zgjedhjet parlamentare të 21 qershorit në mesin e tyre edhe 3 deputetët shqiptarë Shaip Kamberi, Nadie Beqiri dhe Argjend Bajrami.
Komisioni Zgjedhor në Serbi ka miratuar vendimin për ndarjen e mandateve për deputetët e Asamblesë Kombëtare më 15 korrik.
Përveç konfirmimit të mandatit, rendi i ditës përfshin edhe zgjedhjen e kryesisë parlamentare, përkatësisht zgjedhjen e kryetarit të Asamblesë Kombëtare, zëvendëspresidentit, emërimin e sekretarit të përgjithshëm të Parlamentit dhe formimin e organeve punuese.
Lista e “Alexandar Vuçiqit – Për fëmijët tanë” do të ketë numrin më të madh të deputetëve, me 188.
Partitë shqiptare në Luginë të Preshevës në zgjedhjet e fundit ishin bërë bashkë në një listë zgjedhore nën emrin “Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar”, e cila mori 26.437 vota ose 0,82%, e përkthyer në 3 mandate./Titulli.com/