Bërnabiqi thotë se vazhdimi i dialogut varet nga taksa
Vazhdimi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk ka asnjë lidhje me zgjedhjet e mundshme në Kosovë, por vetëm me taksën.
Ajo i quajti zhvillime politike aktuale në Kosovë dhe Mal të Zi një farsë, transmeton kp.
“Është qesharake, kjo është një farsë. Imagjinoni që sot të jap dorëheqjen dhe të premten të thërrasë seancën e qeverisë. Çfarë tjetër mund të jetë kjo, përveç një farsë”, tha Bërnabiq.
Ajo shtoi se Prishtina mori konfirmimin e së drejtës së shpalljes së pavarësisë nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, të cilën pala shqiptare e përdor vazhdimisht si një argument.
“Situata që përfundoi në favor të Prishtinës me dëmin 100 për qind për Serbinë, është përmbysur, dhe falë Listës Serbe serbët në Kosovë tani janë bashkuar dhe janë më të fortë”, përfundoi Bërnabiq.