Bërnabiq: Jemi afër vendimit për t’i dërguar 1 mijë ushtarë në Kosovë
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka kërcënuar se Serbia do t’i kthejë 1 mijë ushtarë në Kosovë duke u thirrur në Rezolutën 1244 e cila përmban provizione të marrëveshjes së Rambujesë.
“Albin Kurti na ktheu të gjithëve jo në shekullin e 19-të, por në shekullin e 18-të. Çdo gjë që ai bën është një rrezik jo vetëm për serbët, por për shqiptarët dhe për mbarë Evropën. Kurti na solli në prag të luftës”, ka pretenduar Bërnabiq.
“Tani po shohim çdo ditë shkeljen e marrëveshjeve të Kumanovës dhe Brukselit. Jemi shumë afër që të kërkojmë kthimin e forcave serbe në Kosovë sipas rezolutës 1244”, ka shtuar ajo.