Bërnabiç: Duam dhe Kosovën dhe Bashkimin Evropian
Serbia kërkon që të jetë pjesë e Bashkimit Europian, por edhe të mos humbasë Kosovës. Ky është qëndrimi i qeverisë së kryeminsitres, Ana Bërnabiç. Në një intervistë për median, Serbe, Bërnabiç thotë se integrimi në BE nuk do të thotë që populli serb të mos ketë të drejtë të ketë në territorin e shtetit, Kosovën.
Programi i qeverisë sonë është i qartë, -tha kryeministrja serbe,-ne do të mbrojmë Kosovën si pjesë të Serbisë dhe do të vijojmë të rrugën drejt Bashkimit Europian”.
Qëndrimi i kryeministres Bërnabiç vjen si përgjigje ndaj një pjesë të politikës serbe, e cila deklaron se nuk mund të hyhet në Bashkimin Europian nëse nuk zgjidhjet çështja e Kosovës.