Berisha: Rama po bën çmos ta fusë koranvirusin në Shqipëri, po sjellë shqiptarë nga Italia
Ish kryeministri Sali Berisha thotë se Rama po bën çmos të fusë koronavirusin në Shqipëri.Këtë gjë, sipas tij, e tregon fakti që nuk po bllokohet lëvizja e lirë me Italinë.
“Edvini Hajduti dhe ndrikulla Hajnia me qendrimet e tyre po bejne çmos te fusin koronavirusun ne Shqiperi!Miq, Italia ka ne nje zone te kufizuar te saj te perhapur infeksionin e koronavirusit. Qeveria Italiane shpalli dje masa rigoroze nder te cilat kufizimin edhe te detyruar te levizjes, daljes se qytetareve te vete nga zonat e infektuara per te shmangur perhapjen e koronavirusit ne zona tjera te Italise.
Madje kryeministri Conte nuk u mjaftua me thirrjen drejtuar qytetareve te ketyre zonave por autorizoi policine dhe u shpreh se ne rast nevoje mund te perdori edhe ushtrine per zbatimin e ketij rregulli.
Kurse Edvin Fatkeqesia dhe ndrikull Hajnia ne vend qe te ndjekin praktiken e qendrimit te shpallur nga qeveria italiane per banoret e ketyre zonave dhe t’ju bejne thirrje atyre shqiptare apo italiane qofshin ata, qe te mos vijne dhe te mos lejoje qe ata te hyne ne Shqiperi, deklarojne pa asnje pike pergjegjesie se nuk do kufizojme levizjet me Italine.
Sigurisht levizjet me Italine ne teresi nuk duhen nderprere por te mos kufizosh levizjet me zonen e infektuar te Italise siç beri dje qeveria italiane, do te thote se per qellime politike kriminale je i interesuar te sjellesh sa me pare koronavirusin ne Shqiperi.
Denoj me ashpersine me te madhe kete qellim kriminal te Edvin Hajdutit dhe ndrikull Hajnise, te cilet refuzojne me ndergjegje te kufizojne dhe mos lejojne hyrjen ne Shqiperi te banoreve nga zonat e infektuara”, shkruan Berisha.